Situatë “emergjente” në Shkup, stërvitje për ndihmën e parë në rast tërmeti

TË FUNDIT

Njerëz të frikësuar, të zënë në panik dhe të gjakosur.

Erdhi ndihma e parë, policia dhe zjarrfikësit për t’iu ndihmuar.

Por këto nuk janë ngjarje të vërteta, por vetëm simulime. Kryqi i Kuq sot në Parkun e Qytetit në Shkup realizoi stërvitje për ndihmën e parë në situatë tërmeti.

Stërvitja e pagëzuar “Përgjigje humanitare 2023” u organizua nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski, si rezultat të shënimit të 60-vjetorit nga tërmeti katastrofal në Shkup, si dhe të katastrofave të shpeshtuara në vend dhe rajon.

Drejtori i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, theksoi se me ushtrimet që u bënë sot kanë treguar gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në raste katastrofash.

“Sot të gjithë ne kemi treguar që me forcën e përbashkët mundemi me sukses edhe me parashikimet më të rënda, dhe të sigurojmë përgjegjësi për katastrofat humanitare që është tërmeti. Krizat dhe katastrofat për fat gjithmonë do të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme, në rajon dhe më gjerë. Tërmetet, zjarret, vërshimet, epidemitë, migracionet si dhe sfidat e tjera humanitare, na urdhërojnë të investojmë gjithnjë më shumë në atë që mundemi dhe ta bëjmë më të mirën”, deklaroi Sait Saiti, drejtor i Kryqit të Kuq.

Përveç ndihmës fizike, presidenti Stevo Pendarovski, tregoi se në raste të tilla qytetarët do të kenë edhe mbështetje emocionale, në qendrën për shëndet mendor tek Kryqi i Kuq.

“Ky ushtrim i tregon të gjitha anët pozitive të partneritetit, në mes institucioneve shtetërore dhe organizatave qytetare si lidhje e sektorit të brendshëm në mes bashkëpunimit institucional. Pikërisht sikur takimi që u bë sot hap mundësi për vazhdimin e koordinimit dhe komunikimit si çelës në aspektet e menaxhimit të krizave”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

Në stërvitjen morën pjesë më shumë se 500 persona, dy helikopterëve dhe 40 automjeteve. Qëllimi kryesor i stërvitjes ishte të prezantohen kapacitetet, mundësitë dhe gatishmëria e Kryqit të Kuq në qasjen e koordinuar për përgjigje gjatë situatave të krizës.