Situata serioze- kreu shtetëror në Vodno, s’ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Për momentin nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme, edhe pse situata me virusin korona është serioze – ky ishte konkluzioni i seancës së nëntë të Këshillit për siguri nacionale.

Situata nuk përmirësohet, çdo ditë ka gjithnjë e më shumë të sëmurë dhe të vdekur. Edhe vendet më të zhvilluara me vështirësi po ballafaqohen me këtë situatë. Nuk dua të kërkojë arsyetim për hapat e autoriteteve tona, por sa i përket pakos së masave, nuk ka masa që i ka rekomanduar OBSH-ja dhe që zbatohen në vendet e tjera që nuk zbatohen edhe te ne,-deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së

Ai shtoi se edhe pa gjendje të jashtëzakonshme, armata është e angazhuar në disa vende, ndërsa të njëjtën mund ta bëjmë edhe ne.

-Armata është angazhuar në disa nga vendet. Punojnë madje edhe anketat epidemiologjike. Nëse nevojitet edhe unë do të lejoj angazhim të ushtarëve përkatësisht të Armatës për nevoja logjistike,- tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së

Spitali mobil pranë Klinikës Infektive është pothuajse i mbushur, andaj tani pacientë të ri do të pranohen në Klinikën për neurologji dhe Klinikën dermatologjike, ndërsa shtretër shtesë duhet të sigurojnë edhe klinikat interne.

-Këtë mëngjes kisha takim me drejtorët e të gjitha klinikave interne, në listën e mjekëve dhe infermiereve janë të gjithë të punësuarit e klinikave dhe sipas nevojës do të punojnë në kapacitetet shtesë. Duke pasur parasysh faktin se spitali modular është pothuajse i plotësuar , në dispozitë vendoset Instituti për sëmundje të mushkërive, Klinika për neurologji dhe Klinika e Dermatologjisë ndërsa krevate shtesë do të ketë edhe në kuadër të klinikave interne,- deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive, qytetarët mund të jenë të qetë, ka mjaftueshëm shtretër nëpër spitale, ndërsa e gjithë Qendra klinike është në situatë të mobilizimit dhe askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor.

Në pyetjen e TV21, presidenti i shtetit Pendarovski tha se në periudhën e ardhshme do të mbahet takim me një pjesë të shoqatave të qytetarëve rreth ndotjes së ajrit, për të cilën Ministri Filipçe tha se përbën rrezik edhe më të madh për shpërndarjen e virusit korona.