Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar ftesën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, për vizitë në Turqi dhe do ta realizojë këtë vizitë sapo dy liderët të planifikojnë oraret dhe situata pandemike të lejojë, raporton Anadolu.
Mbrëmë gjatë një interviste televizive, presidenti Erdogan tha se është i gatshëm të presë liderët e Rusisë dhe Ukrainës për t’i “hapur rrugën rivendosjes së paqes” pasi tensionet midis dy vendeve nuk tregojnë shenja të zbutjes. Ai gjithashtu njoftoi se kishte ftuar presidentin rus në Turqi, por data nuk është caktuar ende.
Ndërkohë, presidenti Erdogan përsëriti qëndrimin e “qartë” të Turqisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
