Situata në disa spitale në Itali është pranë kolapsit

TË FUNDIT

Spitalet e Italisë munden shumë shpejtë të jenë të stërmbushura me pacientë të infektuar nga koronavirusi, pohon kryetari i fondacionit GIMBE, Nino Kartabelota i cili thotë se ditëve të kaluara për 60 për qind është rritur numri i të hospitalizuarve me Kovid.

Mediat lokale publikojnë fotografi të ndihmës emergjente në Torino, në të cilat shihen pacientë se si qëndrojnë të shtrirë në shtretër nëpër korridore, pasi nuk ka shtretër të lirë spitalorë.

Në një spital tjetër 14 automjete të ndihmës emergjente kanë pritur në radhë për t’i transferuar pacientët të cilët është dashur të jenë të hospitalizuar.

Edhe në Sicili spitalet janë përplot me pacientë të prekur me Kovid-19, ndërsa në Palermo, në dy spitale në të cilat nuk ka shtretër të lirë për t’i pranuar të gjithë pacientët, automjetet kanë pritur në kolonë nga disa orë.

“Është e mundur në Sicili të ketë më pak të infektuar sesa në pjesët e tjera të Italisë, por spitalet atje janë në kufi të funksionimit”, ka deklaruar doktor Luka Re.

Rajoni Kampania nuk ndodhet në “zonë e kuqe”, por situata në spitalet në Neapol është pranë kolapsit, pohon kryebashkiaku Luixhi de Maçistris.