Siri: Sulm ajror izraelit në Damask

TË FUNDIT

Ushtria siriane kumtoi se në sulmet ajrore izraelite është goditur rajoni në paralagjen jugore të Damaskut, ku dezertorë ushtarak pohojnë se ka prani të fuqishme ushtarake iraniane.

Në kumtesën e ushtrisë siriane thuhet se Izraeli ka kryer sulm nga Rrafshnalta e Golanit, por ceket se është bërë vetëm dëm material. Ky është sulm i i tillë i dytë për një javë.

Sipas pohimeve të dezertorëve ushtarak, qëllimi ka qenë baza ushtarake në afërsi të pjesës siriane të Rrafshnaltës së Golanit, përgjatë kufirit me Izraelin, që paraprakisht ishte në goditje.

Izraeli të mërkurën e javës së kaluar filloi me sulme ajrore të, siç tha, spektrit të gjerë të caqeve siriane dhe iraniane në Siri./MIA