VMRO-DPMNE nuk po sheh arsye për takim të ri liderësh. Paralajmërimin për takim e përmendi kryetari i LSDM, Venko Filipçe duke kërkuar bashkim për rrugën europiane.
“Venko Filipçe të mos i shfrytëzojë mundësitë për takim të liderëve për ta ngritur rejtingun e tij. Takim liderësh u mbajt para një muaji dhe mendojmë se nuk ka nevojë për një takim të ri. Nëse Filipçe do që të bëjë takime me partnerët e tij të koalicionit, mund ta bëjë atë me Ali Ahmetin, Taravarin ose Dimçe Apasievin, për shkak se ata janë njerëz me vlera të njëjta”, tha Valentin Manasievski.
Nga partneri i koalicionit, VLEN njoftojnë se së pari do ta presin ftesën nga Filipçe e pastaj do të vendosin nëse do të marrin pjesë.
Nga LSDM theksuan se presin angazhim nga të gjitha partitë për agjendën reformuese duke shtuar se si opozitë konstruktive do të vazhdojnë të japin propozime edhe pse shumica prej tyre janë refuzuar.
“Në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrimet, me të cilin kryeson kryetari i LSDM, Venko Filipçe, do të propozojë agjendë konkrete – agjendë e cila do të përbëhet nga pikat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën reformuese dhe interesat kombëtare për të cilat duhet të përfshihen të gjitha partitë më të mëdha politike”, tha Bogdanka Kuzeska.
Kryeministri Hristijan Mickoski u takua me Filipçen para një muaji në Qeveri pas çka u formuan dy grupe pune – njëra për reformat në gjyqësor dhe tjetra për energjetikë.
