Sindroma Tourette, Billie Eilish thotë se është torturuese

TË FUNDIT

Nëse shihni me vëmendje daljet publike të këngëtares së njohur Billie Eilish do të vini re disa çrregullime në lëvizjet e saj.

Ajo rrëfeu se vuan nga sindroma Tourette në një intervistë me David Letterman.

Eilish, e cila u diagnostikua në moshën 11 vjeçare me çrregullimin neurologjik, i cili mund të shkaktojë vokalizim të pakontrollueshëm dhe të padëshiruar dhe/ose lëvizje të përsëritura, tha se njerëzit ndonjëherë keqkuptojnë atë që po ndodh.

Zakonisht njerëzisht qeshin sepse mendojnë se po përpiqem të bëj rolin e komedianes dhe unë ofendohem jashtëzakonisht nga kjo,” – u shpreh këngëtarja.

Fituesja e Grammy tha se shumica e reagimeve janë qetësuar dhe të vetmet që kanë ngelur do të vihen re vetëm nëse bëni një bisedë me të, sidoqoftë për të është rraskapitëse.