Sindikatat reagojnë ndaj kryeministrit, administrata nuk është e korruptuar, Zaev i mbron funksionarët

TË FUNDIT

Reagim i ashpër i sindikatës së Drejtorisë së organeve të jurisprudencës dhe shoqatave civile pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se nuk ka korrupsion në radhët e eshalonit të parë, por tek administrata. Njeriu i parë i DOJSH-së, Pece Gruevski është i befasuar me deklaratën e këtillë të Zaevit dhe thotë se me këtë vazhdon etiketimi i administratës, kësaj here për korrupsion.

“Nuk mund të supozoj nëse është deklaratë e pafat, gafë e kryeministrit, megjithatë një periudhë të gjatë po ndodh që të sulmohet administrata. Ne do të kërkojmë takim jo vetëm për këtë rast por edhe për çështje të tjera. Mendoj se me deklarata të tilla në të ardhmen nuk duhet të karakterizohet administrata. Mendoj se është e tmerrshme dhe gjithë faji për gjendjen dhe korrupsionin dhe joefikasitetin gjatë punës po i hidhet vetëm një kategorie punëtorësh”, u shpreh Gruevski.

Nëse administrata është e korruptuar, e jo eshalonët e lartë të pushtetit, atëherë pse hapen raste për korrupsion të ministrave dhe drejtorëve, pyesin nga DOJSH. Verica Taseva nga sindikata e jurisprudencës kërkon që të jepet numër i sakët dhe të precizohet për kë e ka fjalën kryeministri.

“-Të punësuarit në jurispodencë, e kam fjalën për të punësuarit në shërbimet gjyqësore dhe të shërbimit publik të prokurorisë, janë të befasuar nga deklarata e tillë dhe presim prova konkrete, në aspekt të numrit konkret dhe përqindjes së të punësuarve në këto shërbime kundër të cilëve ekzistojnë vendime fuqiplotë për dikë që ka qenë i dënuar për vepër që ka të bëjë me korrupsion”, tha Taseva.

Reagojnë edhe nga konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë. Ashpër kundërshtojmë deklaratën e kryeministrit Zaev, duke thënë semanipulon me opinionin publik duke ushtruar presion ndaj administratës, ndërsa nëse vazhdon ky trend, paralajmërojnë se do të dalin në protestë.

“Vetë korrupsioni buron nga të përzgjedhurit e kryeministrit të cilët kryejnë presion politik ndaj të punësuarve në sektorin publik. Korrupsioni asnjëherë nuk mund të ndodhë nga poshtë-lart, por është e kundërta për shkak se tenderët dhe furnizimet publike janë në duart e funksionarëve të përzgjedhur nga Qeveria. Mos i vendosni në pozitë të pakëndshme të punësuarit në administratë vetëm që ju të shpëtoni veten për shkak se kjo nuk do ju kalojë”, vlerësojnë nga KSL.

Vetë definicioni se korrupsioni paraqet keqpërdorim të funksionit, detyrës zyrtare ose autorizimit zyrtar jo çdo herë do të thotë se korrupsioni është marrje klasike e ryshfetit. Bëhet fjalë për një lloj korrupsioni për të cilin eshaloni i tretë nuk është në pozitë që ta zbatojë, thonë nga Antikorrupsioni.

“Gjendja nga e cila dalin veprimet që KSHPK i udhëheq dhe të cilat vazhdimisht i thekson në seancat e veta publike, flasin për gjendjet e konfirmuara për keqpërdorim të funksionit nga ana e deputetëve, ministrave, drejtorëve, anëtarëve të këshillave udhëheqës dhe mbikëqyrës gjatë punësimit të personave të tyre të afërt ose anëtarëve të partive politike, marrëveshja për kriteret për zgjedhjen e operatorëve ekonomik gjatë ndarjes së marrëveshjeve për furnizime publike, ndikimi i kryetarëve të komunave gjatë përcaktimit të gabaritit në objekte të caktuara gjatë sjelljes së PDU, mosmarrëveshjet politike dhe pazarllëku gjatë zgjedhjes së anëtarëve të trupave të ndryshëm rregullatorë, gjykatave, këshillave dhe kështu me radhë”, thanë nga Antikorrupsioni.

Kryeministri Zaev të hënën tha se Antikorrupsioni jo çdo herë ka të drejtë dhe se korrupsioni nuk qëndron te ministrat dhe drejtorët, por në eshalonin e tretë, përkatësisht administratën. Këtë e deklaroi pasi Stejt Departamenti Amerikan e publikoi raportin në të cilin thuhet se problemi kryesor i Maqedonisë është korrupsioni.