Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi i belbëzimit, logopedia jep detaje

TË FUNDIT

Belbëzimi është një çrregullim në komunikim, që ndërhyn në aftësinë e personit për të folur rrjedhshëm. Ai përfshin përsëritjen, zgjatjen, ose bllokimin e tingujve, rrokjeve ose fjalëve.

Për RTV21 logopedia, Urtina Baftiu ka treguar se simptomat e këtij çrregullimi janë: tensionimi i muskujve të fytyrës gjatë vështirësisë për të folur,shqiptimi i zgjatur i një fjale,përsëritja e frazave apo fjalive të tëra, si dhe hapja dhe mbyllja e shpejtë e syve.

Logopedia ka treguar se belbëzimi paraqitet gjatë periudhës 18-24 muajshe. Pra, fëmija mund të belbëzoj për pak javë ose disa muaj por tek shumicën e fëmijëve belbëzimi ndalon në moshën 5 vjeçare. Belbëzimi mund të jetë me cikle, do të thotë herë vjen dhe herë shkon. Frekuenca dhe intensiteti i belbëzimit të një fëmiu mund të ndryshoj dramatikisht përgjatë periudhës së disa javëve ose muajve.

”Derisa shkaktarët e belbëzimit nuk janë të njohur, hulumtuesit e kësaj lëmie pajtohen se belbëzimi është e mundur që rezulton nga një ndërveprim i faktorëve përfshirë zhvillimin e fëmiut, dinamikën e familjes, gjenetikën dhe neuropsikologjinë. Kur një fëmijë belbëzon, mund të ndikohet performanca e tij akademike dhe jeta e tij shoqërore: ai mund të hezitoj të ngris dorën në klasë, të lexojë me zë, ose të bisedoj me femijët tjerë në klasë..Kryesisht 60% të rasteve janë gjenetike ku njëri prind apo edhe ndonjë familjar tjetër belbëzon ndersa pjesa tjeter eshte psikologjike e shkaktuar nga nje traume apo ndryshim i gjendjes emocionale.Sipas Shoqatës Amerikane të të folurit,gjuhës dhe dëgjimit(ASHA, 2012) rreth 68 milion  njerëz në botë belbëzojn ose 1% e popullsisë”, ka thënë logopedia, Urtina Baftiu.

Kjo e fundit ka treguar se prindërit, familjarët apo mësimdhënësit janë shpesh të parët që e vërejnë se një fëmijë është duke belbëzuar, ata mund të drejtohen tek psikologu apo te logopedi i cili e vlerëson gjendjen e të folurit dhe vendoset nëse duhet vazhduar me seanca logopedike.

”Sapo të dyshoni apo të dalloni se belbëzimi mund të jetë një problem për fëmijën tuaj, ju nuk duhet ta injoroni atë. Ndërhyrjet e herëshme mund të ndihmojnë. Zakonisht nëse ndjeket procedura e trajtimit në mënyrë të rregullt ne mund të mësohemi ta menagjojmë belbëzimin”, ka shtuar logopedia.

Trajtimi i këtij çrregullimi përfshin konsulten me psikologun e pastaj ai tregon nëse gjendja është për të filluar me seanca logopedike, nëse fillohet me seanca logopedike të gjitha ushtrimet që bëhen në seancë duhet të përsëriten në shtëpi. Trajtimi gjithashtu përfshinë këshillin e prindërve për mënyrat e mbështetjes së fëmijëve të tyre./21Media