Silva deklaratën e Zakarijas e quan gabim

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Augusto Santosh Silva për MIA-n i komentoi ngjarjet e fundit rreth përmbajtjes së propozimit portugez për tejkalimin e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes dhe shtoi se Sekretarja Shtetërore e tij ka gabuar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, për të cilin kjo ishte dita e fundit e kryesimit me BE-në, në pyetjen e MIA-s i shpjegoi dilemat që dolën në opinion rreth detajeve të propozimit portugez, porositi se ai përmban “gjuhën maqedonase” dhe se deklarata e Sekretares Shtetërore, Ana Paula Zakarijash, në të cilën ajo shprehet “gjuha maqedonaso veriore” është gabim.

“Nuk mund të prisni nga diplomatë dhe politikanë të jenë ekspertë të linguistikës, nuk e kalojmë çdo sekondë të çdo minute, të çdo ore, çdo dite në përdorimin e termave të saktë nga aspekti shkencor, zëvendësja ime ka menduar për gjuhën maqedonase”, tha Silva.

LEXO:
https://tv21.tv/gjuha-maqedonase-eshte-gjuhe-bullgare-dimitrov-dhe-osmani-kane-bere-shume-telefonata-na-eshte-shprehur-keqardhje/