Në ditën e 17 të fushatës, kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbajë tubim në Berovë dhe Dellçevë. Siljanovska ka realizuar takim me qytetarët dhe me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe dyqanxhinjve në “Gjorçe Petrov”. Ajo dje u takua me qytetarët e komunës së Aerodromit, dhe tha se në Maqedoni ka rreth 10 mijë persona me probleme të dëgjimit, të cilët janë harruar nga shoqëria.
“Personave me probleme të dëgjimit u premtova se çdoherë do të thirrem në nenin 9, i cili garanton barazi për të gjithë qytetarët, ndërsa ata janë harruar. Më lejoni që në gjuhën e shenjave, maqedonase, që është gjuha e vetme për të gjithë bashkësitë në Maqedoni, pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe etnike t’ju drejtohem . . . kjo do të thotë drejtësi”, theksoi kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova.
