Femicidi është pasojë e dhunës e cila ka ndodhur në vazhdimësi, ndërkaq nuk është intervenuar apo sanksionuar, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin në panel-diskutimin me titull “Nga paraqitja e dhunës deri te parandalimi i femicidit – përgjigje sistematike”, organizuar nga misioni i OSBE-së në Shkup.
Ajo, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i saj, theksoi se edhe përkundër konventave të shumta, ligjeve, strategjive dhe projekteve, po rritet në mënyrë shumë të shpejtë dhuna e bazuar gjinore dhe numri i grave të vrara vetëm se ishin gra.

Presidentja theksoi se lufta kundër femicidit duhet të filloj në shtëpi, në kopsht dhe në arsimin fillor, të vazhdojë me akte juridike dhe mekanizma institucional, përfshirë edhe ato të gjyqësisë dhe prokurorisë publike.
Siljanovska-Davkova theksoi se nëse femicidi është problem i shkaktuar sistematikisht, atëherë edhe zgjidhja e tij duhet të jetë sistematike.
Në panel folën edhe ambasadori Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Gjoko Vellkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe Muamet Rexhepi, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme, duke i prezantuar pikëpamjet e veta, informatat dhe zgjidhjet për tejkalimin e një prej problemeve më të mëdha sociale me të cilat po përballemi.

Në panelin e dytë fjalime patën Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, prokurorja publike, Fatime Fetai, gjykatësja Gabriela Gajdova, Svetllana Cvetkovska nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Elena Dimushevska nga Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Secila prej tyre, shtohet në kumtesë, në suza të punës së tyre i detektoi dobësitë më të mëdha në përballjen me dhunën ndaj grave, duke e përfshirë edhe femicidin, duke e vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e vendosur me institucionet kompetente, si garancë për hap përpara në këtë betejë. Të gjithë e përshëndetën platformën e sapothemeluar Femicide Watch.
Të gjitha pjesëmarrëset ishin të mendimit se krahas 16 ditëve aktivizëm, nevojitet angazhim i përditshëm i të gjithëve në përballje me femicidin.
