Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, në fillim të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re reagoi ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për vonesën si dhe për nxitimin për të thirrur seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.
“Në fillim të lutem herën tjetër mos u vono. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i pari në shtëpinë Ligj-vënëse. E dyta, shumë shpejt e thirrët seancën edhe atë në ditë jo pune. Ne kemi pasur vetëm tre ditë ta shohim programin dhe biografinë e ministrave, a duhet më se paku 10 ditë”, tha Gordana Siljanovska.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili tha se ai në Kuvend ka qenë pak para orës 9, por deputetët janë vonuar.
“E nderuar deputet, unë jam këtu 15 minuta para orës 9. Deputetët u vonuan. Po thuhet kështu në rregulloren e procedurës, por ka një pikë e cila thotë se kryetari i Kuvendit mundet të thirr seancë për të zgjedhur Qeverinë edhe brenda një periudhe më pak se 10 ditë nëse e konsideron të nevojshme”, u shpreh Xhaferi.
