SI TË ARRIHET EFIKASITET MË I MADH NË KOMUNA?, VETËM PËR PAGA NDAHEN 48% NGA BUXHETI

TË FUNDIT

Edhe përkundër llogarive të bllokuara të komunave, Ministria e Financave asnjëherë nuk ka shpallur jo-stabilitet financiar. Me këtë do të mundësohej marrja e një pjese të kompetencave të komunave, përgatitja e planit për sanimin e borxheve dhe do të shihej se kush është përgjegjës dhe fajtor në çdo komunë, thotë profesori universitar, Borçe Trenovski.

“Së pari duhet të ketë transparencë e cila do të zbulojë të dhëna konkrete për çka duhet të shpenzohen paratë. Llogaridhënie, nëse kryetari i ka harxhuar për qëllimin e vërtetë dhe të shpjegojë si mund t’i shpenzojë në mënyrë më efikase. T’i bindë qytetarët se ato të holla janë shpenzuar në mënyrë të drejtë, e jo vetëm të tregojë se i ka shpenzua duke ndërtuar ndonjë rrugë apo shatërvan”, deklaroi profesori universitar, Borçe Trenovski.

Ministri, Tevdovski është decid se nuk do të ketë “injeksione” financiare shtesë për mbulimin e borxheve të komunave. Me rregullën financiare do të pamundësohet që në të ardhëm të përsëritet një gjë e tillë.

“Nuk planifikojmë një gjë të tillë. Mendojmë se ky është operacion i suksesshëm, jo vetëm për komunat, por edhe për funksionimin e shkollave dhe çerdheve. Atyre u ishte dhënë gjysma e detyrimeve të marra paraprakisht”, u shpreh Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Po përpilojnë strategji të re, dhe nuk po e revidojnë strategjinë e vjetër, thotë Trenovski. Pse projekti nuk është realizuar, a duhet të zëvendësohet me një tjetër. Nëse një projekt përsëritet pesë vjet, do  me thënë diçka nuk është në rregull dhe se duhet të zëvendësohet me një të ri.

“Në kemi bërë një analizë para një kohe të caktuar, përmes së cilës analizuam se sa para do të kursehen nëse shfrytëzuesi më joefikas buxhetor në vendin tonë shndërrohet në shfrytëzues më efikas. U tregua se për 20 vite ajo reformë- një denar i investuar do të sjellë 2.600 denarë”, tha Borçe Trenovski, profesor universitar.

Si një nga problemet më të mëdha e përmend numrin e madh të të punësuarve nëpër komuna. Mesatarisht për paga ndahen 48% e buxhetit, që është për 15% më shumë se në vendet e Evropës Juglindore. Para disa muajve shteti vendosi që të mbulojë borxhet e komunave. Ata që kishin më shumë borxhe fituan më shumë mjete, ndërsa komunat të cilat kanë punuar në mënyrë më efikase, fituan më pak.

Përgatiti: Aleksandra Velinova