Si shkak i “harresës” së kirurgëve në vit vdesin rreth 700 njerëz

TË FUNDIT

Sipas vlerësimeve të Shoqatës Gjermane për Mbrojtjen e të drejtave të pacientëve thuhet se gazet e ndryshme sterilizuese të harruara në trupin e njeriut si dhe mjetet e lëna brenda trupit gjatë procedurave kirurgjikale, çdo vit shkaktojnë vdekjen e rreth 700 pacientëve.

Shoqata për Sigurinë e Pacientit ( APS ) thotë se kërkimi shkencor sugjeron se deri në 3000 raste mbrrijnë numri i atyre,në të cilët është lënë një ” trup i huaj ” gjatë operacionit.

Në rastet që nuk përfundojnë me vdekje , këto mjete  janë hequr me operim të ri kirurgjikl ,shkruan Magazine

Shoqata(APS) përfshin mjekët , qendrat shëndetësore , spitalet dhe kompanitë e sigurimit dhe lufton për rregulla më të rrepta për të parandaluar dëmtimin e paparashikuara për pacientët , përfshirë edhe infeksionet e ndryshme spitalore.

Shoqata thekson se mirëqenia e pacientëve shpesh herë është në rendin e dytë në raport me shpenzimet spitalore që kryhen.