Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, gazetarin, publicistin dhe autorin Nijazi Muhamedi.
Për shumë vite, ai kontribuoi në Radio Televizionin e Maqedonisë si gazetar, redaktor dhe drejtues, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në median shqipe. Muhamedi ishte gjithashtu autor i disa veprave me tema politike, historike dhe shoqërore.
Ndarja e tij nga jeta shënon një humbje për gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
