Si mbeti Shkupi pa energji elektrike? MEPSO ka formuar grup pune për vërtetimin e problemit

TË FUNDIT

Zjarri në linjën e transmetimit të energjisë elektrike mbrëmë la pa energji elektrike gjithë Shkupin dhe një pjesë të rajonit të Ovçepoles. Problemi është rregulluar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Rryma në lidhje të shkurtër, në linjën e transmetimit për Bunarxhik, ku ka defekt, mund të arrijë deri në 1000 herë vlerë më të madhe nga energjia në gjendje normale të tensionit. Që të ndërpritet ajo energji elektrike duhet të shkyçet furnizimi me energji elektrike. Shkyçja bëhet me ndihmën e ndërprerësve nga dy anët e linjës së transmetimit, thonë nga MEPSO.

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, e gjithë kjo është rezultat  i defektit teknik që ka ndodhur në një linjë transmetimi në Pintija, që furnizojnë Shkupin.

Bëhet fjalë për defekt teknik që ka ndodhur në linjë transmetimi të energjisë elektrike që furnizon Shkupin, që ndodhet në Pintija, është djegur izoluesi i linjës së transmetimit të tensionit të lartë, si rezultat i kësaj është djegur bari i thatë përreth, me ç ‘rast sistemet për mbrojtje të MEPO-së menjëherë kanë reaguar, këto janë sisteme komplekse që bëjnë mbrojtjen e trafo-stacioneve që furnizojnë Shkupin, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Autoritetet pa përgjigje pse u dogj edhe linja e transmetimit të energjisë elektrike në Bunarxhik dhe nëse bëhet fjalë për mbingarkesë të rrjetit, por pohojnë se trafo-stacioni në Bunarxhik nuk ka pësuar asnjë dëm dhe është në funksion.

Nga MEPSO informojnë se është formuar grup pune që duhet të përgatit raport për atë se si ka ardhur deri te defekti.