Si e komenton zv/kryeministri Bytyqi idenë e opozitës për Qeveri teknike ekspertësh?

TË FUNDIT

I pyetur nga TV21, për idenë e opozitës që të formohet një qeveri teknike ekspertësh, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi me përgjigje: “Çdo ide e cila është në të mirën e qytetarëve është e mirëseardhur. Mendoj që opozita në këtë moment do të duhej të fokusohet në ide konstruktive se si të ballafaqohemi me krizën dhe të ndihmojë në procesin e ballafaqimit të krizës ekonomike dhe krizës shëndetësore. Dhe mendoj që pastaj do të flisnim për të tjera”.