Kur qytetarët do të kthejnë besimin e humbur në gjyqësor të drejtë e të pavarur? Natali Petrovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” thotë që qytetarët të kthejnë besimin në drejtësinë në vend është i nevojshëm seriozitet i Qeverisë në zbatimin e reformave në gjyqësor dhe realizimin e premtimit të kahmotshëm për pastrimin në gjyqësor.
“Drejtimet nga institucionet ndërkombëtare dhe raportet e tyre theks të veçantë vendosin në atë që duhet në mënyrë më serioze në luftë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar. Kemi dhjetëra lëndë që janë në një fazë të caktuar por siç thatë ende nuk kanë përfunduar. Duke marrë parasysh se këto lëndë zgjasin tani më një kohë, vendimtare do të ishte rezultati i tyre, si mund qytetarët të sigurohen në angazhimet serioze të Qeverisë dhe jo vetëm premtime se do të vijë sundimi i ligjit dhe drejtësia në vend”, tha Natali Petrovska nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Petrovska thotë se dobësi vërehen edhe në institucionet që ndjekin punën e gjyqësorit dhe është e nevojshme edhe përforcimi i tyre. Por është shumë i rëndësishëm edhe vullneti politik në zbatimin e reformave në gjyqësor shton ajo.
“Tek ne ekzistojnë trupa ose institucione të cilët janë të detyruar për ndjekjen e punës së gjykatësve, për përformancën e tyre dhe cilësinë e punës dhe është e qartë se duhet të përforcohen edhe kapacietet edhe të atyre institucioneve, pak më me rregull ta kryejnë punën për të cilën janë kompetentë, në mënyrë më intensive t’i zbatojnë këto kontrolle, megjithatë është e dukshme se nuk janë të mjaftueshme vetëm këto institucione dhe do të ishte e nevojshme edhe vullneti politik për këto reforma”, deklaroi Natali Petrovska nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
LSDM në vitin 2016 kur dhe erdhi në pushtet, qytetarëve ju premtoi gjyqësor të paanshëm dhe joselektiv. Edhe tani në këto zgjedhje deklaruan se përparësia e qeverisë së re është pastrimi i gjyqësorit ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë Bojan Mariçiq, dyshimi i qytetarëve në vendimet gjyqësore është motiv për zbatimin e reformës dhe rivendosjen e besimit. Ndërsa edhe gjatë këtyre zgjedhjeve LSDM premtoi pastrim të gjykatësve të cilët me qëllim lënë lëndë që të vjetërsohet. Ndërkaq VMRO DPMNE-ja opozitare akuzon se ka korrupsion dhe nepotizëm në gjyqësor. Nga ana tjetër lëndë të shumta të ish-Prokurorisë Speciale tani në Prokuroinë Themelore Publike në të cilat janë të akuzuar funksionarë shtetërorë për keqpëdorime të detyrës zyrtare, lëndët e tyre ose nuk kanë përfunduar, ose janë vjetërsuar ose janë ende në procedurë.
