Si do të funksionojë koalicioni VMRO-ASh-AAA? Mickoski pret mbështetje të ndërsjellë

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëri të ditura edhe komunat ku pritet mbështetja e ndërsjellë me koalicionin opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Pret mbështetje ne Butel e Gazi babë, ndërsa do të jep mbushjeje në komunat të cilët udhëhiqen nga shqiptarët.

“Presim mbështetje nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në komunat e Shkupit në Butel, në Gazi Babë dhe disa komuna të tjera nëpër Maqedoni ku VMRO-DPMNE-ja kandidon kryetarë komunash dhe VMRO-DPMNE-ja do t’i mbështesë kandidatët për kryetarë komunash të Aleancës dhe Alternativës, për shembull në Çair, në Tetovë, në Gostivar, në Strugë, në Dibër dhe në disa komuna të tjera”, tha Mickoski./TV21