Shvercerat me pritje madhështore për lojtarët e FC Shkupit

TË FUNDIT

Tifo-grupi Shvercerat kanë organizuar pritje madhështore të lojtarëve në stadiumin e FC Shkipit, përcjell TV21. Lojtarët pas kthimit nga Tetova janë pritur me këngë dhe fishekzjarrë. Kujtojmë se Shvercerat sot u kthyen mbrapsht dhe nuk u lejuan që të udhëtonin për në Tetovë, ku FC Shkupi luajti ndeshjen me KF Shkëndija. Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat 0:0, gjë që i siguroi KF Shkëndija vazhdimin e garave evropiane, ndërkaq FC Shkupi tashmë ka siguruar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.