SHUTKË, KRYETARJA E KKZ NUK LEJON TË XHIROHET, GUGUÇEVSKA: GAZETARËT KANË TË DREJTË TA KRYEJNË PUNËN E TYRE

TË FUNDIT

Edhe banorët e Komunës së Shuto Orizarës shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Ata për Tv 21 thanë që procesi i votimit po zhvillohet në rregull dhe se presin nga presidenti i ardhshëm i vendit  më të mirën për Maqedoninë e Veriut.

“Votova dhe tani për tani gjithçka duket në rregull. Presim më mirë dhe më të mirën për Maqedonisë”, tha një qytetar.

“Po, po votova dhe gjithçka është në rregull. Jam i sigurt që do të jetë më mirë”, tha një qytetar tjetër.

“Votova, gjithçka është mirë”, shtoi një qytetar.

“Po votova, gjithçka është mirë në rregull”, shtoi një qytetar tjetër.

Por Kryetarët e Këshillave Zgjedhorë nuk deshën të bashkëpunojnë me ekipet e gazetarëve në terren.

Kryetarja e Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 2961/1

“Përse nuk incizoni në vend tjetër”

Vetëm kutinë të incizojmë?

“Incizoni në vend tjetër, unë nuk ju lejoj”.

Kush jeni ju?

“Unë jam kryetarja e Këshillit këtu”.

“Anëtare… shkruaji vërejtje”

“Unë nuk dua… Unë kam të drejtë të mos lejoj”.

“Vetëm kutinë mund të incizoni”.

Ndërsa zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Lupa Gugucevska edhe një herë apeloi që anëtarët e Këshillit Zgjedhorë të bashkëpunojnë me ekipet e gazetarëve në terren.

“Apelojmë edhe deri tek Komisionit  komunale zgjedhorë edhe deri tek anëtaret e këshillit zgjedhor por ja edhe njëherë do ta përsërisim që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e mediave. Gazetarëve të vendi nuk ju duhet akreditim nga KSHZ  dhe mjaftueshëm kanë press akreditimin që e kanë me vete, që të mund të kryejnë punën e tyre, të marrin deklarata nga kryetarët e këshillit zgjedhorë rreth çështjeve teknike të vetë procesin të votimit”, deklaroi Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Përndryshe në Komunën e Shuto Orizares deri në ora 13 kanë votuar rreth 13% e qytetarëve, ndërsa numëron gjithsej 23.765 votues të regjistruar.

Përgatiti: Valmira Zendeli