Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në paraqitjen e tij të sotme në ClickPlus tha se nuk merret me kalkulimet politike, dhe se rezultati i fundit i kësaj nisme është “akti i votimit” në seancën e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend.
“Unë mendoj se nuk ka nevojë që unë ta debatoj dhe ta komentoj kontekstin e shumicës që kanë proklamuar me 61 votë. Me 61 nënshkrime. Ato 61 nënshkrime janë deponuar te unë me nismën apo parashtrimin e mocionit të qeverisë, ato janë 61 nënshrkime me radhë sikur që janë aty. Nuk ka nevojë që unë ta komentoj atë. Janë kalkulime partiake. Rezultati i fundit është akti i votimit. Akti i votimit mua më obligon të veproj në njërën apo tjetrën rrugë, varësisht prej epilogut të votimit”, deklaroi Xhaferi.
Xhaferi tha se ka pasur informacione për mbledhjen e nënshkrimeve gjatë ditës së premte, por që sipas tij kjo paraqet veçori pozitive pasi në të kaluarën marrëveshjet politike janë bërë jashtë Kuvendit.
“Gjithsesi se kam pas informacione, dhe kam qenë në Parlament. Vinin informata që mblidhen nënshkrime. Veçori pozitive mund të thuhet që ka reflektuar spektri politik ,është se takimet e partive politike mbahen në Kuvend. Për këtë arsye është lejuar që të bëhen takime në Kuvend”, tha mes tjerash Xhaferi
