Shumica e të anketuarve kundër vaksinimit! Naumov: Vaksina do të zbulohet, është çështje kohe!

TË FUNDIT

Informacione dhe të dhëna për laboratorë shkencëtarë që punojnë në zbulimin e vaksinës kundër virusit korona, arrijnë çdo ditë. Në SHBA dhe Kinë tashmë janë bërë testimet e para të vullnetarëve. Bota kyçet në të ashtuquajturin “testim solidar” për terapi potenciale kundër virusit korona që e nisi OBSH, ndërsa 10 vende deri më tani e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në testimin e 4 ilaçeve të njohura. Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se duhet të vaksinohemi kundër virusit, por pjesa më e madhe prej tyre janë skeptikë.

“Duhet të ketë vaksinë kundër çdo sëmundje ngjitëse. Unë i përkas gjeneratës më të vjetër, ne jemi vaksinuar. Tani të rinjtë kanë frikë. Mendoj se duhet të ketë vaksinë për shkak se kjo është gjëja me e sigurt kundër kësaj sëmundjeje të panjohur”, tha një qytetar.

“Tani për tani jam kundër vaksinimit, më tej, se si do të zhvillohen punët do të shohim. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë, por për momentin kjo punë më duket e pasigurt, tha një qytetar”.

“Unë nuk do të vaksinohesha. Nëse më dëgjojnë edhe fëmijët e mi, nuk do t’u lejoja të vaksinohen për shkak se jam kundër vaksinimit në përgjithësi”, tha një qytetar.

Ekipi i profesorit dhe shkencëtarit maqedonas, Pançe Naumov tashmë punon në zhvillimin e vaksinës kundër virusit korona në Emiratet e Bashkuara arabe. Ai në intervistë për TV24 tha se hulumtimet janë në drejtim të gjetjes së metodës për stabilizim termik të vaksinës së re për Kovid-19.

“Patjetër, vaksinë do të gjendet. Është çështje kohe. Në shumë institucione botërore punohet për këtë dhe ka shumë fondacione që japin përkrahje financiare për hulumtime shkencore, pothuajse të gjitha në SHBA dhe Evropë, madje edhe në Azi, përkrahin hulumtime për Kovid-19” deklaroi Pançe Naumov, profesor dhe shkencëtar në EBA.

Naumov tha se duke i pasur parasysh ndodhitë e fundit me pandeminë e shkaktuar nga virusi Kovid-19, një pjesë e laboratorëve me të cilët udhëheq tashmë një kohë, janë përshtatur për nevojat në lidhje me hulumtimet për vaksinat potenciale të qëndrueshme termike kundër këtij virusi.