Shuhet dilema, Gashit nuk iu kërkua lëshimi i Shëndetësisë! Konfirmojnë nga AAA

TË FUNDIT

Amir Elezit nga Alternativa, pjesë e Qeverisë është i pranishëm në ClickPlus në TV21.

Edhe pse një kohë të gjatë përflitet se dikasteri i Shëndetësisë, mund të pësojë ndryshime në rast të ndryshimit të shumicës parlamentare me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, këtë dilemë e shoi Elezi sonte.

Ai tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk i ka kërkuar liderit të AAA-së, Afrim Gashit që ta lëshojë Ministrinë e Shëndetësisë, me të cilën udhëheq Bekim Sali.

“Deri në këtë fazë nuk është diskutuar”, tha Elezi.