Lajmin në deklaratën për portalin “Koha.net” e konfirmoi zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Lulzim Blakaj, i cili dje informoi se lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim.
Sipas informacioneve të portalit, takimi është shtyrë për shkak se që një pjesë e përfaqësuesve të partnerëve të koalicionit ndodhen jashtë vendit.
Krahas Haradinajt pjesëmarrjen në takim në kabinetin e Hotit dje e konfirmuan edhe liderët e dy partive të tjera të koalicionit qeveritar, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fatmir Limaj nga Nisma Sociademokrate (Nisma), megjithatë askush nuk dha informacion për temat e bisedimeve.
Sipas mediave prishtinase, në takim do të shqyrtohen rezultatet e qeverisjes aktuale të koalicionit, që e mori pushtetin në fillim të qershorit të këtij viti, si dhe marrëdhëniet midis partnerëve në qeveri./MIA
