Prokurori publik është bartës i padisë, ai është “dominus litis”, dhe duhet të dëshmojë me cilin aktivitet secili nga të akuzuarit e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, ka deklaruar avokati Lupço Shfërgovski pas vendimit të Gjykatës Penale Shkup që të anulohet aktvendimi i paralajmëruar për rastin “Tortura”.
Sipas tij, vendimi i gjyqit është ligjor dhe bazohet në nenin 397 të Ligjit penal.
“Gjykata në shpjegimin e saj në mënyrë të prerë thekson se nevojitet në aktvendimin secili nga të akuzuarit në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje të tregohet si autor i drejtpërdrejtë i një aktiviteti konkret për ngjarjen që u ngarkohet atyre. Nga ajo qe mund të dëgjojmë nga ana e gjykatës, gjykata konsideron se aktakuza ashtu siç është vendosur, nuk jep në këtë rast moment real për sjelljen e vendimit të rregullt dhe ligjor pasi aktivitetet e kryerjes së secilit nga të akuzuarit nuk janë përcaktuar në mënyrën siç e kërkon Kodit penal”, tha Shfërgovski.
Ai ka shtuar se lidhur me aktivitetet alternative në këtë vepër penale, prokurori publik ka qenë i detyruar në mënyrë të qartë të precizojë se cilët nga të akuzuarit kanë kryer veprën gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit.
Seanca e radhës për rastin “Tortura” është caktuar më 8 korrik.
