Shtrenjtohet çmimi i derivatit El-1 sipas Dekretit për barazim të akcizës me dizelin

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim  çmimi i shitjes me pakicë i ekstra vajit  të lehtë  për amvisëri (El-1) të arrijë 51,5 denarë për një litër  me çka është harmonizuar ndryshimi i publikuar i Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të ligjit  për akcizat  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Gazetën zyrtare numër 169 me të cilën akciza evajit për ngrohje  barazohet me  akcizën e vajit  i cili përdoret   si derivat i makinave (dizeli).

“KRRE dhe  shërbimet e ujit nga vetë fillimi  prej kur u hap debati  për akcizat  është me qëndrim  të qartë se është e domosdoshme të barazohet  akciza e vajit të lehtë  për ngrohje,  përkatësisht e a.q.  nafta e kuqe, me dizelin që të mbrohet  mjedisi jetësor. Analizat tona tregojnë se ky derivat përdoret në sasitë më të mëdha drastike  nga nevoja reale, që, sërish,  është tregues se për shkak të  çmimit të ulët, derivati edhe pse është me qëllim  të shfrytëzohet për ngrohje,  keqpërdoret dhe përdoret për transport, me çka krijohet  konkurencë jolojale ndërsa edhe më pak mjete  shkojnë në buxhet”; deklaroi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski.

Në vitin 2019 në shitje janë evidentuar mbi 40.000 ton ekstra vaj  i lehtë për derivate.

Sipas strukturës  në konsum të derivateve të naftës në tregun vendor,  në vitin 2019 derivatet dizel marrin pjesë  me 68,5 për qind,  benzinat pa leje janë me pjesëmarje prej  11,02 për qind, mazuti është me 7,7 dhe gazi i lëngshëm i naftës me 7,8 për qind. Pastaj vijojnë ekstra vaji i lehtë (EL-1) me 4,73 për qind, biodeivatime 0,19 dhe derivati reaktiv me 0,06 për qind./MIA