Lajmi i shpërndarë pasditen e sotme për shtrenjtimin e derivateve të naftës me të paktën 10 denarë për litër, ka krijuar konfuzion nëpër pompat e derivateve në të gjithë vendin ku shihen radhë kilometrike. Rikujtojmë se nga mesnata TVSH-ja për karburantet rikthehet në 18 për qind, ku automatikisht do të shtrenjtojë ato me të paktën 10 denarë për litër. Kështu një litër benzinë nga mesnata do të kushtoj 106 denarë, ndërsa nafta 95 denarë për litër.
