Virusologu i njohur gjerman, Hendrik Shtrek është i përmbajtur për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe vlerëson se është e domosdoshme që të përgatitet skenar në rast se nuk ka vaksinë.
“Supozimi im bazohet në faktin se deri më tani nuk është gjetur vaksinë për koronaviruse të ndryshme. E njëjta vlen edhe për “vrasës” të tjerë infektivë, si malaria, tuberkulozi dhe HIV”, tha Shtrek për “Frankfurter algemajne cajtung” (FAZ).
Edhe për gripin, shtoi, çdo vit duhet të zhvillohet vaksinë e re.
Ai tha se edhe tek popullata nuk do të ketë mundësi të shkatërrohen të gjitha infeksionet e koronavirusit.
Shtrek vlerëson se është e domosdoshme të fokusohemi në mbrojtjen e atyre të cilëve u kanoset formë më e rëndë e sëmundjes.
“Duhet të gjejmë mënyrë të jetojmë me virusin. Në mbarë botën pandeminë nuk do të mund ta përfundojmë me ndërprerjen e zinxhirit të infeksioneve, testimit dhe karantinës, por me to mund ta kontrollojmë”, tha Shtrek.
Virusologu i mirënjohur gjerman, gjithashtu, e komentoi brengosjen se sëmundja nuk sjellë me vete imunitetin që zgjat shumë.
“Fakti se mungojnë antitrupa nuk do të thotë se imuniteti është humbur në tërësi”, sqaroi Shtrek.
Ai deklaroi se përvoja me koronaviruse të tjera tregon se imuniteti mbetet një ose dy vjet, pas së cilave mund të ketë sërish infektim.
