Dy edukatore në çerdhen “Razvigorçe” në Kumanovë janë infektuar me koronavirus. Ndërsa katër edukatore dhe 8 fëmijë janë në izolim. Drejtoresha e çerdhes, Marina Aleksovska thotë se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.
“Në grupin e fëmijëve deri 2 vjeç ka një përkëdhelëse pozitive, ndërsa sot na lajmëruan që ka edhe një përkëdhelëse pozitive. Qendra e shëndetit publik ka kontaktuar me prindërit e fëmijëve dhe deri më tani nuk ka asnjë paraqitje se ka fëmijë me simptoma”, deklaroi Marina Aleksovska drejtoreshë në çerdhen “Razvigorçe”.
Pyetëm ministren për punë dhe politikë sociale Jagoda Shahpaska se a po bisedohet për mbylljen e çerdheve dhe sa duhet të arrijë numri i të infektuarve për t’u vendosur drynin foshnjoreve.
“Ato numra nuk mund t’i tregoj. Jo vetëm numrat si numra por edhe sa njerëz janë të hospitalizuar, si është gjendja shëndetësore. Këto vlerësime duhet t’i bëjë komisioni për sëmundje ngjitëse”, tha Shahpaska.
Ministri i Shëndetësi Venko Filipçe thotë se në qoftë se rritet numri i të infektuarve në çerdhe atëherë do të mbyllen.
“Nëse ndodh diçka në çerdhe apo në shkollë gjithsesi do të jepet propozim për mbyllje”, deklaroi Filipçe.
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informojnë se deri më tani 10 fëmijë dhe 21 punonjës kanë qenë të infektuar me koronavirus. Mbi 150 fëmijë prej hapjes së çerdheve kanë qenë në izolim.
