Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte të ushqimeve bazë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se edhe përkundër subvencionimit, kompanitë nuk kanë ulur çmimet dhe se si rrjedhojë e njëjta masë tashmë është shfuqizuar.
“Në seancën e sotme të Qeverisë e kemi shfuqizuar. Prodhuesit e produkteve bazë të ushqimit do të furnizohen me energji elektrike sipas Ligjit për Energjetikë dhe rregullat për furnizim me energji elektrike”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv
