Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk ka nevojë që në vend të ketë orë policore dhe është i bindur se masat e reja do të japin rezultate.
“Pas mbledhjes në mëngjes, dua të them se ende vazhdojmë të mendojmë se nuk ka nevojë që të propozohet orë policore”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ndryshe nga Maqedonia, mbrëmë në Shqipëri ka filluar ora policore.Nga ora 22:00 ka nisur kufizimi i qarkullimit e që do të zgjaste deri në orën 06:00.Ndërkohë, rrugët në Tiranë janë thuajse boshe, ndërsa në rrugë mund të shihet shumë rrallë ndonjë makinë që mund lëvizë për çështje pune apo urgjence.
“Policia e Tiranës ka filluar zbatimin e kërkesave të aktit normativ për mbylljen e të gjithë aktiviteteve dhe lëvizjen e qytetarëve pas orës 22:00. Janë vendosur të gjitha shërbimet janë dyfishuar dhe ka 13 pika kontrolli hyrje dalje”, deklaroi Dhimitraq Ziu, zv/drejtori i policisë së Tiranës.
Edhe në Kosovë ka filluar ora policore në kryeqytet dhe disa qytete tjera ku gjendja është kritike. Ora policore fillon nga ora 19 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish pas masave kufizuese që i ka marrë qeveria si përgjigje ndaj Covid-19.
“Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm. Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid”, shkruan Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Venko Filipce tha se nuk ka nevojë që në vend të ketë orë policore, dhe është i bindur se masat e reja do të japin rezultatet.Edhe fqiu jugor, Greqia nga nesër do të ketë orë policore.
Lëvizja e qytetarëve është e ndaluar në të gjithë vendin gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht pas orës 21:00 dhe deri në orën 05:00 të mëngjesit.
