Shtetasit të Serbisë i sekuestrohen 84,000 € në pikën kufitare “Tabanoc”

TË FUNDIT

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Tabanoc” kanë sekuestruar 84,000 eruo nga shtetas i Serbisë, përcjell TV21. Sipas Doganës, i njëjti, kishte tentuar që në mënyrë ilegale të nxjerrë nga shteti 94,000 euro.

“Për shkak të dyshimeve mbi deklaratën e dhënë nga udhëtari, i cili pretendoi se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se mbante më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen një kontroll të detajuar të automjetit. Në sediljen e pasagjerit, nën një xhaketë të meshkujve, në një çantë dore të zezë, u gjetën 44.000 euro, ndërsa në bagazhin e automjetit, në një çantë lëkure të zezë, u gjetën 50.000 euro shtesë, ose gjithsej 94.000 euro, për të cilat personi nuk posedonte dokumente për origjinën e parave dhe nuk i kishte deklaruar. Ishte i lejuar të merrte 10.000 euro, shuma që sipas Ligjit për veprimtarinë valutore rezidentët jo-banues mund ta nxjerrin nga vendi pa deklarim, ndërsa pjesa tjetër prej 84.000 eurosh u sekuestrua përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.