Shtetasi malazez kapet duke vozitur 205 km/h në autostradë në Maqedoni

TË FUNDIT

Një shtetas malazez 36-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar një automjet “BMW” me shpejtësi prej 205 km/h në autostradën A1, në afërsi të fshatit Miletkovë, në rajonin e Gjevgjelisë, përcjell TV21. Sipas policisë, në këtë pjesë të rrugës shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h. Ndaj shoferit është ngritur kallëzim, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli.

“Më 13.07.2026, në ora 11:09, në autostradën A1, te fshati Miletkovë në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin malazez D.B. (36). Gjatë kontrollit të komunikacionit me radar, policia ka konstatuar se ai drejtonte automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa malazeze me shpejtësi prej 205 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia e lejuar ishte 120 kilometra në orë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.