Gropa të mëdha të mbushura me ujë, baltë para çdo shtëpie, vështirësi për kalimtarëve – janë pamje të rrugës Stojna Stevkova në lagjen Seravë në Shkup. Rreth 200 shtëpi kanë hall të madh gjatë reshjeve të shiut. Për secilin hap ka pus, që duket si ndonjë pishinë ngjyrë kafe. Kur futen në shtëpi, banorët duhet të kapërcejnë me hapa të mëdha për të mos u zhytur.
“Krejt na hyn në shtëpi kjo baltë”, thotë një banor. Veturat, kur kalojnë nëpër këtë rrugë, ngasin më ngadalë, duke u kujdesur që të mos dëmtohen, ose të mos spërkasin ndonjë njeri me ujërat e grumbulluar. Për ndërrimin e kanalizimit, banorët thonë se gati një vit kaloni, e ende nuk është përmirësuar gjendja me të cilën po ballafaqohen.
“Rruga ka qenë përpara jo aq e mirë , po deri diku më e mirë se që është tash. Qe një vjet e diçka e kanë çel kanalizimin, gjoja po vendojnë kanalizim të ri. Mirë që e kanë vendosur, por i kanë prishur gypat e ujit, në vend se t’i drejtojnë, këta i kanë prishur, dhe na ka mbetur rruga kurrqysh”, shprehet një banor tjetër. Gati një vit, për këta banorë, kur ka reshje, ka baltë dhe vështirësi.
“Ka qenë asfalti dhe kanë menduar se duhet kanalizimi të vendoset. A e kanë vendosur, a jo?
Nuk e di, një vjet krejt, me baltë me ujë”, pyesin banorët e ksaj lagjeje. Kjo rrugë nuk u asfaltua sepse gjatë ndërrimit të gypave atmosferike, nga gypat e vjetër të ujësjellësit ka filluar të rrjedhë ujë.
Me kërkesën e banorëve, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit kanë përgatitur projekt, që financohet nga Banka Evropiane, dhe pritet që brenda disa ditëve të shpallet se kush do ta fitojë tenderin. Punimet për ndërrimin e ujësjellësit, siç thotë drejtori për urbanizëm në komunë, Xhengiz Hani, pritet të fillojnënga mesi i nëntorit. Miradije Hasani
