Shtëpia po u rrezikon jetën! I zoti i shtëpisë i sëmurë nuk mund t’i ndihmojë familjes!

TË FUNDIT

Për të kuptuar hallin  e kësaj familje mjafton ta shikosh shtëpinë.

Shtatë anëtarët e Familjes Metovski në Prilep jetojnë në kushte të rënda.

Azbija po përgadttit bukën. E shpesh herë thotë se bukën e hanë thatë.

“Shtëpia fare nuk eshte e mire. Puna është e rëndë. Puna rreth duhanit poashtu është shumë e rëndë. Edhe baba është i sëmurë shumë dhe nuk mund të dal të punoj”, tha e zonja e shtëpisë.

I zoti i shtëpisë është i sëmurë.

Ai prej 3 vjetëve është operuar në kyçet e këmbeve dhe qëndron i shtrirë duke parë me sy e duke mos mundur ta ndihmojë familjen e tij.

“Si je me shëndet? A je mirë? Mirë, mirë. A ke dhimbje? Po po kam. Te mjeku a ke qenë? Jo nuk isha. Pse? Nuk e di…”, deklaroi Dilaver Metovski.

E zonja e shtëpisë me aq sa mundet mundohet ta ndihmojë të shoqin.

Tani barra i ka mbetur djalit më të madh Shabanit.

Shabani thotë se më vështirë e kanë gjatë kohës së dimrit kur moti është i ftohtë e me reshje pasi që shiu ju hyn në shtëpi.

Ja krejt ka plas. Gjithçka ka plas. E gjithë shtëpia është kështu. Edhe brenda është e plasur. Dritaret janë të hapura? Po. Dimrit bëhet shumë ftoftë. Këtu dimrit nuk flihet ftoftë është”, tha Shaban Metovski.

Kjo familje merr ndihmë sociale prej 10 mijë denarëve, ndërsa mundohen që të punojnë me duhan. Me të dëgjuar për rastin, Shoqata humanitare “Dora e mëshirës” i dhuroi disa ushqime.

Por kjo familje dëshiron që njerëzit human të bashkëndjejnë e ta ndihmojnë duke e shpëtuar nga ky vend i pabanueshëm.