Rrethojë shtesë prej 2.5 metrash e lartë është ngritur rreth Shtëpisë së Bardhë në Uashington, si pjesë e masave në rast trazirash në lidhje me zgjedhjet e SHBA-së, njoftoi Si-En-En.
Rrethoja filloi të vendoset këtë fundjavë dhe mbulon sipërfaqe prej 20 hektarësh. Rrethoja është bërë nga panele të veçanta rrjetë hekuri që janë të pamundura të kalohen. Rrethoja janë ngritur gjithashtu rreth Lafajet skeur pranë Shtëpisë së Bardhë, ku protesta të shumta janë zhvilluar muajt e fundit për vdekjen e afro-amerikanit Xhorxh Fllojd.
Përgatitje të ngjashme për trazira të mundshme paszgjedhore në Shtetet e Bashkuara gjenden në shumë dyqane të vendosura në rrugët qendrore të Uashingtonit, si dhe në qytete të tjera amerikane si Nju Jorku. Pronarët gozhdojnë dritaret me dërrasa dhe panele druri.
