Shtatë zjarre në hapësira të hapura në Maqedoni! Pesë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

TË FUNDIT

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas raportit, pesë zjarre janë ende aktive – në komunat Gostivar, Rankovcë, Kratovë, Manastir dhe Nagoriçan i Vjetër, përcjell TV21. Dy vatra zjarresh, në Vinicë dhe Negotinë, janë vënë nën kontroll. Zjarret kanë përfshirë kryesisht vegjetacion të ulët, shkurre, pyje të përziera, kashtë dhe zona me mbetje. Ekipet kompetente vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.