Shqiptari në Ansamblenë e Cyrihut, Gadaf Muharemi nga Tetova zgjedhet nga populli

TË FUNDIT

Jo vetëm në troje, shqiptarët tashmë kanë filluar të sigurojnë përfaqësim edhe në shtete të mëdha, shkruan TV21. Rasti është me Gadaf Muharemin, i cili duke arritur të marrë besimin e qytetarëve, arriti të zgjedhet ansambleist në Ansamblenë e Cyrihut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Muharemi në profilin e tij në Facebook. “Tani edhe zyrtarisht jam zgjedhur në Asamblen e Cyriht✅ Ju falemenderoi nga zemra për mbështetjen e madhe pa të cilën nuk do ishte e mundur zgjedhja ime. Faleminderit!”, shkroi Muharemi./TV21