Shqiptari nga Ferizaji me emrin Valdrim Lubishtani arriti ta rrëzojë në tokë dhe ta lë pa ndjenja kundërshtarin e tij serb, Daniel Daniloviq.
Me pak fjalë do të përshkruajmë një super fitore të garuesit ferizajas, Valdrim Lubishtani, i cili në Irlandë njihet me nofkën ‘The Albanian Bear’, që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Ariu shqiptar’.
Çdo koment është i tepërt, sepse më së miri shihet në video kur Lubishtani e hedh në tokë pa ndjenja, Daniel Daniloviqin.
Ky sport është i versionit MMA që u mbajt në Irlandë dhe Lubishtanit nuk iu deshën më shumë se 10 sekonda për t’ia humbur vetëdijen serbit. Ndeshja ishte zhvilluar vitin e kaluar në Irlandë,raporton lajmi.net.
