Shqiptarët grumbullohen në Zarë të Kroacisë për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

TË FUNDIT

Ka filluar grumbullimi qytetarëve për protestën në qytetin e Zarës, në Kroaci, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pjesëmarrës në këtë protestë janë edhe qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, si dhe nga shtete të ndryshme evropiane ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.