“Shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten” – Taravari: Pikësynimi ynë duhet të jetë tërheqja e 20%-it

TË FUNDIT

Askush nuk do ta merr guximin ta tërheqë Ligjin e përdorimit të gjuhëve, sepse VLEN është garanca se gjuha shqipe do të përdoret ashtu siç është përdorur deri më tani nëpër institucione dhe zona ku ka shumicë shqipatre, tha kreu i ASH Arben Taravari. Ai pranon se ka disa drejtori dhe disa ministri të cilat nuk e respektojnë atë, por thotë se do ndryshohen të gjitha me radhë, duke filluar nga ueb faqja e Presidencës, ku u shtua domeni i gjuhës shqipe. Taravari tha se gjuha shqipe nuk e ka statusin e barabartë me gjuhen maqedonase andaj e kanë për synim heqjen e termit 20% nga kushtetuta. 

“Pikësynimi ynë duhet të jetë tërheqja e 20%-it prej kushtetutës, kjo është zgjidhja definitive për përdorimin e gjuhës shqipe. Çdo gjë tjetër është improvizim! Ja nuk i heqim edhe tre nenet, përsëri është zyrtare, oficiale përdorët – s’përdoret. Ky është fakt që gjuha shqipe është përdorur edhe para luftës së 2001-it edhe tash përdoret. Nga 2017 përdoret më shumë sepse ka pasur 4 ligje, por një gjë është e sigurt se gjuha shqipe nuk është e barabartë me përdorimin e gjuhës maqedonase. Ne do të duhet të tentojmë ta kthejmë atë që ka qenë para 1991, që përdorimi i shqipes dhe maqedonishtes ishte i barabartë”, tha Arben Taravari

Por, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti foli shkurt për këtë duke thënë se ja lënë në dorë vendimin e Gjykatës Kushtetueses. Njëri nga krerët e Koalicionit VLEN nuk tregoni nëse kanë “Plan B” në rast se kontestohet kushtetutshmëria e këtij ligji. Ai tha se këtë ligj e kanë votuar të gjitha partitë shqiptare.

“Për Ligjin e gjuhës mos ti paragjykojmë gjërat, paraprakisht. Edhe një herë e ftoj Gjykatën Kushtetuese të jetë në nivel të detyrës”, tha Izet Mexhiti.

Me ndryshimet në vitin 2018 Ligji për përdorimin e gjuhëve të etniteteve që e flasin më shumë se 20% ka hasur në disa kontestime të tre neneve, të cilat janë pranuar edhe vërejtjet nga Komisioni i Venecias. Në Gjykatën Kushtetuese pritet që këto tre nene të shqyrtohen në seancën e datës 11 dhjetor, pas çka do të definohet saktë përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet qendrore të vendit.