Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19. Në një deklaratë për media, një ditë pasi në Shqipëri nuk u raportua asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.
Ora policore do të kalojë në nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Klubet do të jenë ende të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 22:00. Ekspertët kanë bërë të ditur se me këto masa mund të bëhet grumbullimi nga 10 në 50 persona. Ndërsa nga 1 korriku ora policore do të shtyhet deri në 24:00. Do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP./21Media Të ngjajshme Teuta kampion i Shqipërisë për sezonin 2020/21 Dy viktima, 14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Aksident në Fier-Ballsh, vdes 16 vjeçari 6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri Kryesia zyrtarizon kandidatët për kreun e Partisë Demorkatike Dy viktima nga Covid-19 në Shqipëri
