Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri ka njoftuar se sot gjatë orëve të para të mëngjesit, si pasojë e motit të keq, në disa n-stacione elektrike u shfaqën defekte për të cilat u punua deri në eliminimin e tyre.
Avari kanë pasur linjat 30 kV Shkozet- Shijak, Shijak – Fllakë të cilat furnizojnë me energji n/stacionet Shijak, Manzë dhe Vorë, n/stacioni i Valiasit, Xhuherinë dhe Tuc.
Gjithashtu, u dëmtua dhe transformatori në n/stacionin Mëzez.
Sipas një njoftimi të OShEE-së, grupet e punës kanë riparuar mëngjesin e sotëm të gjitha defektet defekte duke rikthyer energjinë në të gjitha këto n/stacione.
“Aktualisht kanë marrë energji të gjithë abonentët që furnizohen nga këto n/stacione: Maminas, rethina Vorë-Maminas, Gërdec-Maqinet, Prezë-Fushë Prezë, Vorë-Rinas. Zona e Shijakut gjithashtu u furnizua me energji: Gjepalaj, Shahinaj, Romanat, Shkallnur, Sukth perimore, Goxhas, Zona e 4 rrugëve të Shijakut, Katundi i Ri, Qerret, Metallaj, Manzë, Kullë, Perlat, Hamalle, Rrushkull, Radë, Rubjekë, Bilalas, Shkafane, Gjiri i Lalzit, Ishëm. Grupet e avarisë punuan dhe në n/stacionin Valias për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në disa zona periferike të Tiranës si: Valiasi, Laknasi, Berxullë, Domje, Kamëz (zona Verilindore dhe Juglindore e qytetit), Ura e Tapizës, Pompat e Ujit Deka. Tashmë të gjithë abonentët që banojnë në këto zona po furnizohen normalisht me energji elektrike”, thuhet nw njoftim.
Aktualisht grupet e punës po punojnë në n/stacionin Tuç për riparimin e avarisë me qëllim rikthimin e energjisë në këtë n.stacion që furnizon me energji disa zona në Fushë-Arrëz: Miniera Tuç dhe 4 fshatra në ish komunën Qafë Mali.
Gjatë ditës së sotme është zëvendësuar transformatori në kabinën e Xibrakës dhe po punohet për zëvendësimin e 2 transformatorëve në kabinat Mollas dhe Bujaras.

