Në aeroportin Nënë Tereza arritën edhe 7020 doza të vaksinave “Pfizer”. Me këto 7020 vaksinat do të aktivizohet skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital.
“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca. Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.
