Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga foltorja parlamentare porositi se sot vota e përbashkët e dhënë në Kuvend, do të jetë në anën e nevojshme të historisë, duke mundësuar listat e hapura elektorale dhe heqjen e koalicioneve përmes ndryshimeve në Kushtetutë.
Ai shtoi se me ndryshimet, votuesit shqiptarë do të jenë në gjendje të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për deputetin që ata dëshirojnë.
“Kushdo që kundërshton këtë, është në anën e gabuar dhe kundër popullit të tij sepse nuk i beson popullit të tij. Më 5 qershor, kishte vetëm marrëveshje formale dhe Kuvendi arriti të bëjë reformë zgjedhore. Koalicionet zgjedhore sot do të fshihen, ato nuk janë në asnjë shtet anëtar të OSBE-së, nga Vankuveri deri në Vladivostok”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot mbi ndryshimet kushtetuese, pa arritur konsensus me opozitën jashtë-parlamentare, e cila sot u bëri thirrje deputetëve që të mos mbështesin ndryshime të njëanshme, pasi shkon në kundërshtim me konsensusin e arritur të 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Mbrëmë, përkundër faktit se përfaqësuesit e partive në Këshillin Politik debatuan për pesë orë, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Opozita jashtë-parlamentare pranon lista të hapura, por jo heqjen e koalicioneve zgjedhore, duke argumentuar se nëse partitë janë në një listë të vetme, opozita jashtë-parlamentare do të ndëshkohet.
Disa nga deputetët e opozitës parlamentare në diskutimet e tyre vlerësuan se nëse votohen ndryshimet kushtetuese në vend, do të kthehet diktatura.
Presidenti Ilir Meta, si dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, i bënë thirrje Ramës që të mos miratojë ndryshime kushtetuese pa arritur konsensus me opozitën jashtë-parlamentare.