Shqipëri, disa profesorë universitar vdesin nga Covid-19

TË FUNDIT

Betejën me koronavirusin e rrezikshëm, mbrëmë vonë e humbi profesori i njohur Klement Qerimi, nga Universiteti Politeknik në Tiranë.

Ai menjëherë u shtrua në spital në Klinikën Infektive pasi mori rezultat pozitiv, por ditët e fundit gjendja e tij u përkeqësua dhe u intubua.

Shumë kolegë, qytetarë dhe studentë i thonë lamtumirën përmes rrjeteve sociale, të cilët e mbajnë mend si pedagog të shkëlqyer dhe mik të sinqertë.

Në tërmetin katastrofik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit të kaluar, shtëpia e Qerimit u shkatërrua plotësisht, ndërsa ai humbi shikimin në syrin e tij të djathtë, kur mbi të ra një pjesë e mobiljeve në shtëpi.

Profesori 47-vjeçar është viktima e 201 nga Kovid-19 në Shqipëri dhe profesor i tretë universitar, i cili humbi betejën me këtë sëmundje.

Arben Bajo, 53-vjeçar, një nga skulptorët më të njohur të Shqipërisë dhe profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë, humbi betejën me virusin e rrezikshëm të dielën.

Më herët, Arjan Pushi, 57-vjeçar, hematolog dhe profesor i njohur në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, i cili kishte qenë pjesë e ekipit të Sëmundjeve Infektive që nga fillimi i pandemisë, vdiq nga infektimi me Kovid-19. 

MARKETING I PAGUAR POLITIK