Shqipëri, Covid-19 i merr jetën një 18 vjeçari

TË FUNDIT

Janë mbledhur mjetet e nevojshme për Noarin 3-vjeçar

Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për...

Qeveria e zgjeruar, VMRO-ja ndryshoi qëndrim, PLD-ja tha “jo”, për ASH-në ky është blof

https://youtu.be/MfaEpYyR6Xw Pasi që e mori besimin në Kuvend, dje kryeministri Zoran Zaev i ofroi opozitës që të jetë pjesë e...

Çairi dhe Saraji festojnë 7 Marsin, të pranishëm Mexhiti dhe Bexheti, por jo funksionarët e lartë BDI-së

https://www.youtube.com/watch?v=Wn3dB3j4U-Y Se po vazhdojnë fërkimet brenda BDI-së, kjo u pa edhe sot në shënimin e festës së 7 marsit, në...

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në...

Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar

https://www.youtube.com/watch?v=juo8archIpw Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar...

Një 18-vjeçar nga Elbasani, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , për shkak se ishte prekur nga korona virusi. Mësohet se 18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

18-vjeçari ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Gjendja e tij u rëndua, ndërsa sot ai ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit. Ndërsa nëna e tij është shëruar.

Ndërkohë një tjetër rast i rëndë është shënuar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku një 32 vjeçare po nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë si pasojë e korona virusit. Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë. Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë. Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas ekspertëve, në Shqipëri ka dyshime të forta që kanë hyrë dy mutacionet e tjera të virusit covid-19, ai britanik dhe ai më i rëndi i Afrikës së Jugut. Autoritetet kanë dërguar disa mostra në Britani, për tu analizuar në mënyrë që të dalin në konfirmim zyrtarë lidhur me variantet e reja në vendin tonë. Sipas ekspertëve kjo shpjegon edhe infektimet e larta, si dhe rritjen e fataliteteve në Shqipëri./TCH

TË NGJAJSHME