Shqipëri, 609 të prekur nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga korona virusi shkon në 609, ku për herë të pare që nga fillimi i epidemisë  Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.